Sanino: Imuniteti, i rëndësishëm për statusin

Sep 3, 2012 | 20:57
Zv/drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit te BE, Stefano Sannino

Një marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe nëpunësve të lartë civilë, Stefano Saninno, Zv/drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit te BE, e ka cilësuar si një sprint final përpara daljes së raportit të Komisionit për statusin.

Deklarata e tij në adresë të politikanëve shqiptarë u bë sot gjatë një konferencë për shtyp nga salla e Qendrës Politike Europiane, në Bruksel.

Heqja e imunitetit, në Shqipëri dhe për ne, është një element shumë i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, tha Sanino, është një hap në drejtimin e duhur.

Pas dritës së gjelbër me miratimin e reformës zgjedhore, në shpresojmë se përpjekje të mëtejshme do të bëhen në dy javët e ardhshme.

Shqipëria ka arritur rezultate të mira – ka thënë Sanino – por ajo ende mbetet problematike pasi, çdo vendim duhet të shoqërohet me një betejë politike.

Në procesin e integrimit, ka vazhduar ai, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thembra e Akilit në Ballkan, përfshirë edhe Shqipërinë.

© Panorama.al

Te lidhura