Samiti “Procesi i Berlinit”, kryeministri Rama publikon foton me kancelarin Scholz dhe ministren e jashtme gjermane

Oct 14, 2024 | 11:25
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga samiti i Procesit të Berlinit, ku shfaqet krah kancelarit Olaf Scholz dhe ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

rama procesi i berinit

Në samitin e 10 të Procesit të Berlinit pritet miratimi i planit të ri për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe një marrëveshje për lehtësimin e studimeve në vendet e rajonit.

Kryetarët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë, në kuadër të Procesit të Berlinit, u pritën nga Scholz.

Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë marrë pjesë gjithashtu vendet partnere, përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Marrëveshje të reja për bashkëpunim rajonal dhe lëvizshmëri

Siç bëhet e ditur nga qarqe qeveritare në Berlin, në qendër të samitit qëndron nënshkrimi i një marrëveshjeje që përfshin shkëmbimin e studentëve dhe lehtësimin e qasjes në institucionet arsimore të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo marrëveshje synon të thjeshtojë njohjen reciproke të kualifikimeve akademike dhe diplomave universitare, duke lehtësuar mobilitetin e studentëve dhe mundësitë e tyre për të studiuar në universitetet e vendeve të tjera të rajonit.

Gjithashtu, pritet të miratohet një plan i ri veprimi për Tregun e Përbashkët Rajonal, i cili synon të harmonizojë standardet sociale dhe të punës, si dhe të lehtësojë qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve brenda rajonit. Burime nga qeveria gjermane kanë raportuar se një çështje tjetër që do të diskutohet është zhbllokimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), që pritet të përforcojë më tej bashkëpunimin tregtar në rajon.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura