Samir Ujkani është futur nën orbitën e Milanit. Pas interesimit të fortë të Sampdorias, në lojë janë edhe kuqezinjtë. Për këtë të fundit bëhet fjalë më shumë për një investim për të ardhmen dhe si një manovër ekonomike, se sa një mundësi reale për ta marrë portierin e Kombëtares shqiptare në gjirin e tyre. Ka qenë vetë drejtori sportiv i klubit të Novarës, Mauro Pedercoli, ai që e ka nxjerrë lajmin. Ky i fundit ka thënë për “genoaoggi.it” se Ujkani ka më shumë gjasa të transferohet te Sampdoria, se sa tek Milani, nëse do të largohet nga Novara, por gjithsesi ai ka konfirmuar interesimin e kampionëve të Italisë për 23-vjeçarin shqiptar. Milani ka bërë disa shkëmbime me Novarën dhe pak ditë më parë dërgoi dy mesfushorët Straserin dhe Mekelin në formë huazimi. Tani klubi i sapongjitur në Serinë A po përgatitet për një maksi-operacion merkatoje me Milanin, duke synuar që të marrë 7 futbollistë nga skuadrat e të rinjve.











