ATHINE- Lideri i Demokracisë së re, Antonis Samaras eshte mandatuar zyrtarisht si kryeminister i ri i Greqise. Ne oren 16,00 ai ka mberritur ne Pallatin presidencial, ku eshte mandatuar edhe nga presidenti Papulias.
Në mesditë, pas takimit me Samaras, kryetari i PASOK-ut, Evamngelos venizelos, doli para gazetarëve për të thënë se “Greqia ka qeveri”. Këtë mesazh do të përcjellë nesër në takimin e eurogrupit, Jorgos Zanias (ministri në detyrë i financave)”, shtoi Venizelos.
Venizelos bëri gjithashtu të ditur se deri në mbrëmjen e të mërkurës do të arrihet marrëveshje për personat që do të marrin poste ministrore, duke theksuar se PASOK ka vendosur që të mos marrin pjesë deputetë socialistë në qeverinë e re, ku PASOK do të përfaqësohet me figura jashtë parlamentit.
Ndërkaq, është duke u zhvilluar takimi i përfaqësuesve të tri partive, që po negociojnë për kuadrin programor të qeverisë së re.
© Panorama.al











