
Lideri i “Demokracisë së Re” në Greqi, konservatori Antonis Samaras, është i favorizuari për të fituar zgjedhjet e përgjithshme të së dielës në Greqi. Kryeministri aktual, teknokrati Lukas Papademos, ka deklaruar se mënyra se si do të votojnë grekët gjatë së dielës do të jetë vendimtare për rrugën që do të marrë Greqia dhe ekonomia e saj. Nga Bashkimi Europian shesh kanë bërë thirrje që vendi të mos i largohet programit të kursimit për të rimëkëmbur ekonominë, por personi që pritet të fitojë zgjedhjet, Samaros, gjithmonë është parë si kundërshtar i fortë i paketave të kursimit dhe ndihmës së ofruar nga BE-ja dhe FMN-ja, dhe shumë politikbërës në Europë janë dyshues nëse ai do të vazhdojë t’i përmbahet programit të kursimit. Samaras i ka devijuar aq shumë obligimet e tij europiane, sa kreu i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, i tha personalisht që të ndalojë së bëri “lojëra politike”. Sondazhet kanë treguar se Demokracia e Re do të jetë partia më madhe në Parlament, por jo fituese aq e madhe sa të formojë e vetme qeverinë e re, duke e detyruar atë, mbase, të krijojë sërish koalicion me socialistët e PASOK-ut.











