Salihi drejt Dinamos zëvendëson Sheva-n

Jun 14, 2011 | 11:05

Hamdi Salihi shihet si zëvendësuesi i Andrij Shevçenkos te Dinamo e Kievit. Të paktën këtë gjë kanë raportuar ditën e djeshme mediat austriake (sport10.at). Në një artikull kushtuar sulmuesit shqiptar me titull (Was passiert mit Hamdi Salihi?) “Çfarë po ndodh me Hamdi Salihin?” është analizuar gjithë sezoni i sulmuesit të Kombëtares shqiptare si dhe alternativat që ai ka në dispozicion për sezonin e ardhshëm. Pikë së pari shihet si mjaft i favorshëm një lëvizje e tij në kampionatin ukrainas të futbollit, te skuadra e Dinamos së Kievit. Sipas këtij uebsajti nënkampionët e Ukrainës po mundohen të gjejnë një zëvendësues të denjë për yllin e tyre, Andrij Shevçenko i cili ka deklaruar se shumë shpejt do t’i japë lamtumirë futbollit të luajtur. Në këtë kontekst Salihi shihet si një sulmues ideal për të zëvendësuar Shevçenkon duke iu bashkangjitur në këtë repart Artem Milejvskit.

© Panorama.al

Te lidhura