Hamdi Salihi kaloi një javë magjike. Pas pesë golave në fitoren 7-0 kundër LASK Junior në Kupën e Austrisë, golashënuesi më i mirë i Rapidit të Vjenës realizoi golin fitues për Kombëtaren. Shqiptari shënoi një eurogol kundër Malit të Zi (3-2). Të enjten, Salihi u kthye si lojtari i fundit i “Hutreldorf”, dhe me gjithë rrebeshin e golave të tij, ai rrezikon të qëndrojë në pankinë. Trajneri i Rapidit ka punuar gjatë javës për një ndryshim taktik në lojën e skuadrës, ku në lojë pritet të jetë gjysmësulmuesi Atdhe Nuhiu. Sipas “Kurrier”, konkurrenca te Rapidi është bërë e ashpër, kjo dhe për shkak të moduleve të ndryshme taktike.











