Sali Berisha ka replikuar me kryeparlamentaren Elisa Spiropali pas iu fik mikrofoni gjatë fjalës së tij në foltore mbi buxhetin 2025.
Kryedemokrati kërkoi më shumë kohë për të diskutuar, por Spiropali nuk e ka lejuar.
“Berisha nuk impresionohemi”, tha kryetarja e Kuvendit. Ndërsa Berisha iu përgjigj: “Jeni të pashpresë”.
Pjesë nga diskutimi:
Spiropali: Ke mbaruar kohën, 14 minuta të plota
Sali Berisha flet nga foltorja
Spiropali: I dëgjuam propozimet për amendamentet. Z. Berisha nuk impresionohemi
Sali Berisha: E kuptoj që prisnit që të mos flisja më në këtë sallë. Por ju siguroj që rikthimi më i sukessshëm në histori i Sali Berishës, do të jetë rikthimi i tretë. Ju jeni të pashpresë, ju të pashoresë, shqiptarët me shpresë. Ne jemi shpresa e fundit e shqiptarëve, nuk do t’i zhgënjemë ayta.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al