Te Lokarno janë mësuar tashmë me golat e sulmuesit shqiptar, ndaj kur ai nuk shënon, edhe pse në miqësore, tifozët e drejtuesit mërziten. Kështu e paraqet të paktën media zvicerane ambientin përreth skuadrës, në prag të startit të fazës së dytë në këtë fundjavë. “Është e vërtetë, nuk kam shënuar, por e rëndësishme sipas meje është që të shënoj gola aty ku vlejnë, pra në kampionat. Unë personalisht jam i qetë dhe i fokusuar te objektivi final: mbijetesa”, pohon Sadiku në konferencën e tij për shtyp. Sulmuesi u kërkua nga shumë skuadra gjatë merkatos së janarit, por kjo vetëm mediatikisht, pasi sipas drejtuesve në klub nuk erdhi asnjë ofertë zyrtare. Gjithsesi, një gjë e tillë nuk i krijon problem Sadikut. “Ndonjëherë më kanë shqetësuar, por unë nuk para ua vë re. Jam i qetë dhe të paktën këta katër muaj do t’i kaloj këtu te Lokarno, më pas në qershor do shikoj mundësitë që do më jepen duke konkorduar edhe me klubin. Për momentin dua të bëj më të mirën këtum pastaj të shohim”, ka përfunduar Sadiku.











