A i mbani mend fotot nudo të Rozana Radit që u publikuan tek gazeta “Panorama”? Pooooo, patjetër. Po debatin e madh që bëri Rozi në media, a e mbani mend? Patjetër që po. Rozana tha tek gazeta “Panorama” dhe në media të tjera, qw fotot, pavarësisht se dolën pa lejen e saj, i kanë dhënë një shtysë të re në qasjen ndaj medias së shkruar, madje tani ajo do pozojë vetë nudo me dëshirën e saj, sepse në fund të fundit të gjithë e panë. Shumë mirë, ne jemi dakord sepse fundja kur të fillojë Rozi, do ta ndjekin të tjerat me siguri nga pas, sepse aq është sa të thyhet akulli. Por çfarë na ka bërë neve përshtypje nga intervistat e Rozit? Fakti që Rozana u shpreh se nuk e ka problem që doli nudo në gazetë, por i vjen inat që gjoksi i saj i bërë i cili i ka kushtuar 3500 euro ose 3800 (sepse gazetat jepnin çmime të ndryshme), asaj iu ble nga gazeta “Panorama” për 20 mijë lekë të reja(!). “Ma shitën gjoksin për 20 mijë lekë!”- ishin fjalët e Rozit. Tani si ta kuptojmë këtë irritim të Rozit, pra ne të gazetës u treguam budallenj që nuk dhamë më shumë para për gjoksin e saj? Po cili është ai i shkarë që blen shtrenjtë? Apo e ka hallin që personi që na i solli nuk e vlerësoi sa duhet gjoksin e saj, sepse mund të na merrte më shumë lekë… E çuditshme, por ne sinqerisht nuk e kuptojmë këtë zhgënjim të Rozit për çmimin që i kemi vënë apo i kanë vënë gjoksit të saj, sepse është një problem shumë periferik në këtë rast. Po sikur të zbulojmë një sekret? Shpresojmë të mos na mërzitet Rozi, nëse i themi se ne për gjoksin e saj nuk kemi paguar asnjë lek, thjesht na kanë qerasur. Eh, kanë ndryshuar kohët, tani nuk të qerasin më vetëm me makiato e ujë pa gaz, por edhe me gjoks të zhveshur.











