Rusia: Kryengritësit sirianë janë trajnuar në Kosovë

Jul 17, 2012 | 17:41
Kryengrites siriane

Moska zyrtare pretendon se kryengritësit sirianë janë trajnuar në Kosovë. Kështu, shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit po mbajnë sot në New York takime konsultative urgjente për Kosovën, me kërkesë të Rusisë e cila ka kërkuar diskutimin e dy pikave.

E para ka të bëjë me vrasjen e çiftit Jevtiq në Talinoc të Ferizajt, dhe e dyta me pretendimet e Moskës se kryengritësit sirianë janë trajnuar në Kosovë.

Anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, që e përkrahin pavarësinë e Kosovës, nuk e kanë parë të nevojshëm një takim të tillë. Për rastin e parë thonë se duhet lënë organet e drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre, kurse për rastin e dytë thonë se ajo nuk është më relevante, sepse vizita kishte ndodhur në prill të këtij viti.

Konsultimet e sotme i paraprijnë mbledhjes së rregull tre-mujore të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, që pritet të mbahet në gusht, raportojnë mediat kosovare.

© Panorama.al

Te lidhura