Rusi, mbështeti homoseksualët, hetim për Madonën

Aug 14, 2012 | 12:57

Mbretëresha e POP-it, Madona mund të ndiqet penalisht nga autoritetet ruse. Policia në Shën Petersburg ka nisur hetime mbi pretendimet se Madona ka shkelur ligjin, i cili ndalon mbështetjen publike të homoseksualitetit në Rusi.

Duke iu drejtuar mijëra njerëzve në koncertin e saj në Shën Petersburg, të enjten e kaluar, Madona ka kërkuar tolerancë për homoseksualët dhe lesbiket, si dhe ka folur për rreziqet e shoqërive që dështojnë të trajtojnë njerëzit e tyre me “dinjitet, respekt dhe dashuri”.

Aktivistët e Organizatës për Kontroll Prindëror i kanë kërkuar policisë që Madona të ndiqet penalisht.

Ligjvënësi i Komunës së Shën Petersburgut, Vladimir Milonov, i cili është edhe hartuesi i ligjit anti-homoseksual, ka kërkuar që Madona ose organizatorët e koncertit të sillen para drejtësisë.

Ligji përcakton gjobë deri në 15,700 dollarë për shkelësit.

© Panorama.al

Te lidhura