Shërbimet e sigurisë në Rusi dhe Ukrainë kanë njoftuar të hënën se ata kanë zbuluar një komplot për të vrarë Kryeministrin rus, Vladimir Putin, por deklarata u cilësua nga opozita ruse qesharake dhe pjesë e fushatës, gjashtë ditë para zgjedhjeve presidenciale. Televizioni proqeveritar rus, “Channel One”, tha se dy burra janë arrestuar si anëtarë të një grupi nga shteti islamik rus, Kaukazi i Veriut. Në një kompjuter të konfiskuar janë treguar disa video me autokolonën e Putinit, që lëvizte drejt Moskës. “Synimi ynë përfundimtar ishte të shkonim në Moskë dhe të tentonim të vrisnim Putinin”, thoshte një burrë me shenja nxirjeje, i përshkruar si një komplotuesit. “Afati ynë ishte pas zgjedhjes së Presidentit të Rusisë”, ka shtuar ai në intervistën nga rajoni i policisë, të transmetuar në “Channel One”. Sondazhet tregojnë se Putin do t’i fitojë me lehtësi zgjedhjet presidenciale.











