Rusi, hapet arkivi i sekreteve: Mijëra adhuronin nazistët

Jun 15, 2011 | 9:12

Një arkiv i jashtëzakonshëm sekret ka zbuluar për herë të parë se si mijëra e mijëra qytetarë sovjetikë kanë bashkëpunuar me pushtuesit nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tufa e dokumenteve, disa të marra nga dosjet e KGB-së, tregon se sa shumë njerëz i kanë parë gjermanët si çlirimtarë të krishterë dhe drejtuesit e tyre, si komunistë të pafe. Ky mendim u përforcua kur ushtarët e Rajhut të Tretë hapën rreth 470 kisha vetëm në Rusinë Veriperëndimore. Nga ana e tij, kleri ka bashkëpunuar ngushtë me skuadrat e vdekjes së SS-ve për tradhtinë ndaj zyrtarëve komunistë, hebrenjve dhe grupet e rezistencës partizane. Ajo që të befason më shumë është se gjermanët dërguan edhe kryetarë të komunave të shumta, gazetarë, policë dhe mësues përsëri në Perandori, për t’u treguar atyre “mënyrën e jetës gjermane”. Deri tani nuk ishte folur mbi shtrirjen e bashkëpunimit nga ana e qytetarëve sovjetikë me pushtuesit. Nuk ka dyshim se shumë rusë i kanë urryer nazistët, që shkaktuan mizori në masë mbi popullsinë civile. Por, arkivi i sekreteve, të mbledhura nga Profesor Boris Kovalyov i Universitetit “Novgorod”, minon pikëpamjen njëdimensionale nacionaliste të historisë sovjetike. Kërkimi dhe publikimi i sekreteve ka provokuar një debat të madh në Rusi mbi sjelljen e nazistëve.

© Panorama.al

Te lidhura