“Ruse, m*t, pleh, fytyrë e keqe…”- Fjalët ofenduese të deputetëve, çfarë ndodhi në tre orë Parlament! Tensionet dhe përplasjet gjatë seancës

Dec 5, 2024 | 13:45
SHPËRNDAJE

Në seancën parlamentare të kësaj të enjteje (5 dhjetor) kanë dominuar më tepër fjalët fyese të deputetëve ndaj njëri tjetrit sesa debatet për rendin e ditës.

kuvendi deputetet

“Ruse, m*t, pleh, fytyrë e keqe…” ishin disa nga fjalët ofenduese që përdoren deputetët, çka bëri që kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali të mbyllë punimet e Kuvendit dhe pikat e rendit të ditës do të diskutohen në një seancë tjetër.

Punimet nisën me debate të ashpra mes socialistëve dhe demokratëve, por kulmi arriti kur deputetja e PD, Ina Zhupa iu drejtua socialistit Braçe, duke i thënë: “O Erion t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”.

Por më herët ka qenë deputeti i PS, i cili në debat me Ina Zhupën për komisionin e dezinformimit tha: “Kam kërkuar dhe do ta kërkoj që autoritet të hetojnë dizinformimin që ka një qëllim të qartë politike, ti je një nga ato që duhet të hetohesh për dezinformim, që ti nuk di të lexosh unë këtë e di, por që nuk dëgjon është problem tjetër. Ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse”.

LEXO EDHE:  “Më dukesh si ruse, por nuk je e tillë”- Braçe ironizon deputeten e PD: Priji thonjtë se është shfaqje e huaj, mos u lyej me parfum…

Më pas kur Ina Zhupa mori fjalën për interpelancë me ministren e Arsimit, shfrytëzoi rastin për t’iu përgjigjur: “Në mungesë të dhënies së fjalës për replike me zotin Xha Sulo nga filmi Kapedani alias Erion Brace. Dua të them se ke një problem me gjatësinë, por nuk ta zgjidh dot unë këtë problem. Unë nuk i dëgjoj nën ata 1.5 metra.

LEXO EDHE: “O Erion t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”- Braçe e quajti ruse, Zhupa i përgjigjet deputetit të PS! Ligjvënësi socialist: Fytyrë e keqe, mbaje gojën…

Nuk e di kush ta jep të drejtën që të më quash si ruse, sepse unë nuk ja jap vetes të drejtën të të quaj kone edhe pse të quajnë të gjithë. Nga ana ime, nga unë vij, fëmijët i trajtojmë me respekt dhe kur futen në çështje të të mëdhenjve ne kemi një shprehje dhe i themi: O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja. E meriton plotësisht”.

I revoltuar u shfaq edhe Gazment Bardhi, i cili iu drejtua Erion Braçes me termin “pleh”, duke shtuar se “fjalën ‘ruse’ që ai i tha një kolegie nuk e ka guxuar askush ta thotë në këtë Parlament”.

LEXO EDHE: “Deputet pleh, i thotë një kolegie ‘ruse’”- Ofendimet në Kuvend, shpërthen Gazment Bardhi: T’ju vijë turp! Spiropali: Kërkoj unë falje në emër të të gjithëve

Pas fjalës së Ina Zhupës, deputetët e PS vendosën të largohen, ndërsa i kërkuan deputetes së PD që të kërkojë falje. Kjo nuk ndodhi dhe me propozim të kryetarit të Grupit të PS, Niko Pleshi seanca  u mbyll dhe pikat e rendit të ditës do të diskutohen në një tjetër seancë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura