TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci ka theksuar se ky 100 vjetor i pavaresise e gjen vendin ne udhekryq, nderkohe qe ka akuzuar shumicen se nuk i ka interesuar marrja e statusit, por kapja e shtetit.
Duke folur ne seancen e Kuvendit, Ruci ka numeruar problemet me te cilat perballet vendi, duke kujtuar se presidenti u zgjodh ne menyre te njeanshme.
“Pa kaluar asnjë muaj nga marrja e detyrës presidenti Nishani hodhi tre firmat e para. Nuk mori nishan, kur në krye të KLD zgjodhi një militant partie. Nuk mori nishan kur në krye të SHISH pa ju tharë boja e propozuesit (kryeministrit) vendosi një drejtues me një të kaluar të zezë që të kujton kohën e ikur të vitit 92-97 dhe një person me 2 shtetësi, nuk mori nishan kur në krye të forcave detare dekretoi një ushtarak të lartë të akredituar për detyra tokësore. A mund t’i falet që të mos marrë fare nishani kur dekreton apo emëron .”,- tha Ruci.
Ai deklaroi se opozita do te nise betejë së bashku me shqiptarët në një fron të madh, dhe me të gjitha forcat që kundërshtojnë këtë regjim për t’iu kthyer shqiptarëve dinjitetin e shtetit, të të qenit shqiptar.
Ruci ritheksoi se per opoziten ceshtja e imunitetit eshte tashme e mbyllur, pasi vota e saj eshte pro kufizimit te imunitetit, nderkohe qe ka ftuar shumicen te votojne paketen me amendimet qe kjo force politike ka depozituar.
© Panorama.al











