Ruçi: Reforma zgjedhore, jo tekë e opozitës

Feb 23, 2012 | 11:23

TIRANE- Kreu i grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci ka reaguar pas fjales se kreyetarit te grupit demokrat, Astrit Patozi, duke theksuar se opozita po e ben detyren e saj, por eshte maxhoranca qe nuk po pergjigjet.

“Problemet që u trajtuan nga kolegu, në vend që të kishin një përgjigje patëm disa akuza. U quajtën kushte për të vazhduar reformën, ato reforma që përpara tre muaj e gjysmë i kemi nënshkruar bashkarisht për reformë të plotë brenda tre muajsh. Deri më tani është në përmbushje të plotë vetëm ligjet me shumicën e cilësuar ku opozita ka bërë detyrën e saj” tha Ruçi, ne fjalen e tij nga foltorja e Kuvendit.

Sipas tij, opozita është gati që brenda marsit të japë votën e saj për ligjet me shumicë të cilësuar, por ka kembengulur ne realizimin e reformes zgjedhore.

Ai ka theksuar se eshte radha e reformës zgjedhore që është në finishin e kohës së miratuar në parlament. “Ajo që kemi trajtuar në konferencën e kryetarëve dhe në seancën e parlamentit është jo se mungon vullneti për të plotësuar tekat e opozitës, por rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR dhe atij të BE”, tha Ruçi.

© Panorama.al

Te lidhura