Ruçi, apel PD për reformat: Ne pro marrëveshjes

Feb 16, 2012 | 14:19

TIRANE- Kuvendi i Shqiperise ka miratuar me 129 vota pro ndryshimet ne ligjin per Kodin Civil, duke marre edhe konsensusin e opozites.

Pak para votimit, kryetari i grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci, ka theksuar se opozita e jep voten per miratimin e Kodit Civil, edhe pse sipas tij, gjatë shqyrtimit të tij nuk janë zbatuar procedurat.

“Duke qenë se proceduarat nuk janë zbatuar nuk duhet ta kishit përfshirë në rendin e ditës. Ne kemi miratuar 3 marrëveshje për ligjet me shumicë të cilësuar ku opozita është treguar korrekte, për reformën zgjedhore që është pika e parë e rekomandimeve të KE-së dhe reforma parlamentare që nuk po ecet dhe s’ka asnjë preokupim nga mazhoranca për të”- tha ai, duke shtuar se PS do te votoje Kodin per te deshmuar se nuk është opozita që po pengon por është mazhoranca që po zvarrit reformën parlamentare dhe reformën zgjedhore.

Sipas tij, maxhoranca duhet te bashkepunoje me opoziten përpara se Komisioni Europian të shprehet në lidhje me marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë.

“Ne ju paralajmërojmë që fundi i marsit nuk është larg. Vlerësoni edhe ju këto reforma. Kujtoni se ia hodhët opozitës por përkundrazi bëni gabim pasi ndërshkoni Shqipërinë nuk do ndërshkoni opozitën” tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura