Kryeministri Sali Berisha ka akzuaur kreun e opozites se ehste nder te veptmit njerez qe deshperohet deri ne palce nga suksesi ekonomik i vendit. Ne fjalen e tij ne mbledhjen e grupit te PD-se, Berisha duke bere nje panorame te konferences seMynihut, kujtoi se rritja ekonomike në 4 vite ka qenë 18 për qind.
“Ekonomia shqiptare në raport me globalen është e vogël, por në mënyrën më të shkëlqyer ia doli t’i rezistojë krizës. Nëse do lexoni për krizën e 4 viteve të fundit do gjeni se kjo është e vetmja në Europë që ka patur në 4 vitet e fundit, 18% rritje ekonomike. Kjo rritje ekonomike ka bërë që në 4 vjet të dyfshohen rrogat e mësuesve, mjekëve etj”, tha Berisha.
Sipas tij, Rama ka fantazi dhe deshperohet deri ne palce nga suksesi ekonomik i vendit. “Është i vetmi që iu tha shqiptarëve se qeveria po mashtron në vitin 2009, duke mos rritur rrogat, ndërkohë që ne e afruam rritjen e rrogave. Po në 2010, e cilësoi akt kriminal rritjen e rrogave dhe pensioneve, ai ishte akti më normal”, tha ai.
Ai vazhdoi me tej me akuza per kohen kur Rama ishte ne krye te bashkise, kohe qe ishte njeheresh ne deshtim ne infrastrukturen rrugore.
“12 rrugica në katër vjet, ndërkohë qe ne ndërtuam mijra rrugica, ndër to kurorën e infrastrukturës shqiptare, Rruga e Kombit dhe Tuneli i Elbasanit. Rruga e Kombit zonë e ndaluar për ta, por tani e ka hequr traun. Po bëhet rruga e Elbasanit, ju e mbani mend si na mbajtën deri në 5 të mëngjesit nga tmerri i tunelit”,- tha ai.
© Panorama.al











