Rritja e çmimit të biletës, 36 mijë tifozë të Bajernit bojkotojnë ndeshjen e Champions

Nov 11, 2024 | 23:00
SHPËRNDAJE

Klubi ukrainas i Shaktar Donetsk do të presë Bajern Mynih, më 10 dhjetor në “Veltins Arena”. Stadiumi ku luan ndeshjet si pritës Shalke shërben për Shaktarin në Champions.

sudkurve-muncheen

Mbi 36 mijë tifozë të Bajernit kanë njoftuar se do e bojkotojnë këtë ndeshje, që rezulton se do luhet në Gjermani. Shkak është bërë rritja e çmimit të biletave nga UEFA.

Nëse për të parë ndeshjen me Atalantën në të njëjtin stadium u paguajt 28 euro, për Bajernin çmimi u rrit në 105 euro. “Sudkurve Munchen” që janë dhe mbështetësit më të zjarrtë kanë njoftuar të gjithë anëtarët dhe më gjerë të bojkotojnë këtë sfidë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura