Rrëzimi i Assad në Siri/ Rusia bën thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Dec 8, 2024 | 22:00
SHPËRNDAJE

Rusia njoftoi sot se ka bërë thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën për situatën në Siri, lidhur me rrëzimin e regjimit të  Bashar al-Asad.

assssssssssssssssss

“Në lidhje me ngjarjet e fundit në Siri, pasojat e të cilave për këtë vend dhe për të gjithë rajonin ende nuk janë vlerësuar, Rusia ka kërkuar konsultime urgjente pas dyerve të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shkroi ai në një postim në Telegram zëvendës Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara Dmitry Polyansky.

Ky takim pritet të mbahet të hënën, sqaroi ai.

Sipas TASS, Assadi dhe familja e tij kanë marrë azil politik nga Rusia për arsye humanitare.

asad

“Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë. Rusia, për arsye humanitare, u ka dhënë atyre azil”, raportoi TASS.

Kishte shumë spekulime mbi vendndodhjen e Asadit pas raportimeve se ai ishte larguar nga Damasku përpara se rebelët të arrinin atje mëngjesin e sotëm, 8 dhjetor.

Rusia, një nga aleatët më të ngushtë të Asadit, konfirmoi më herët sot se ai ishte larguar nga Siria, por nuk tha se ku ishte, apo nëse Moska i kishte dhënë strehim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura