Sirianët rebelë kanë bastisur pallatin e braktisur presidencial të Bashar al-Assad në Damask, pasi ky i fundit u arratis nga vendi.
Rebelët hynë në pallatin presidencial, duke plaçkitur sendet e ish-presidentit dhe duke pozuar në zyrën e tij, ndërsa zbuluan ndër të tjera koleksionin e tij me makina luksoze
Lexo edhe: Rebelët rrëzojnë nga pushteti Bashar al-Assadin, analiza: Çfarë pritet të ndodhë në Siri? |
Mendohet se Assad është larguar nga vendi ndërsa ushtria e tij duket se është shpërbërë, duke ofruar në këtë mënyrë pak rezistencë ndaj përparimit të rebelëve dhe xhihadistëve.
This is reportedly Bashar Assad’s garage, where he kept his luxury cars while his people suffered in poverty. pic.twitter.com/E3dq40fzCN
— Clash Report (@clashreport) December 8, 2024
Videot nga garazhi i Assadit tregojnë koleksionin e tij të makinave luksoze që kushtojnë miliona euro.
Në video duken makina Lexus, Rolls Royce, Aston Martin, Ferrari, Mercedez, Audi, BMW madje edhe motorë.
Vandalizëm në pallatin presidencial
Videot e publikuara nga brenda rezidencës presidenciale tregojnë burra, gra dhe fëmijë që enden në ndërtesën gjashtëkatëshe.
Sipas reporterëve që ndodhen atje, mësohet se një sallë pritjeje e pallatit presidencial është djegur plotësisht.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al