
Hetuesit francez kanë zbardhur shkaqet e rrëzimit të avionit të Air Francë që fluturonte nga Parisi për në Rio de Zhanejro, ku humbën jetën 228 persona në vitin 2009. Hetuesi ka konkluduar se shkak për rrëzimin e avionit ka qenë një gabim teknik, dhe nga mostrajnimi për raste të veçanta i pilotëve.
Me rastin e publikimit të raportit sot në Paris, agjencia për hetimin e aksidentit ajror, BEA, tha se problemet e aeroplanit kishin filluar me mosfunksionimin e sensorëve të shpejtësisë dhe se ekuipazhi ishte “në gjendje pothuajse të humbjes totale të kontrollit të situatës”.
Në raportin e agjencisë BEA shprehet rëndësia e “trajnimit të pilotëve, në mënyrë që ata të kenë njohuri më të mira të sistemeve të aeroplanit në rast të ndonjë situate të pazakonshme”.











