Interi ka vendosur të zhvillojë një merkato shumë aktive, si në afrime, ashtu edhe në spastrimet që po bën. Pasi ka larguar plot 10 futbollistë deri tani zikaltrit kanë në plan të vazhdojë me “operacionin fshesa”. Por, duket se drejtuesit e klubit nuk kanë menduar që rrezikojnë të shndërrohen në të parën skuadër italiane që nuk ka asnjë futbollist vendas. Duket e çuditshme, por edhe ata katër lojtarë që janë aktualisht te zikaltrit, janë nxjerrë në shitje. Më saktë, Stramaçoni ka në dispozicionin e tij Luka Kastelacin, Andrea Ranokian, Samuele Longon dhe Xhampaolo Pacini, ndërsa 25 futbollistët e tjerë të grupit janë nga katër kontinente të ndryshme.











