Rrezikonte mandatin, Seseri sot në Kuvend

Jul 21, 2011 | 15:15

TIRANE- Per te mos rrezikuar mandatin, deputetja socialiste, Rudina Seseri ka marrë pjesë në seancën e sotme pleanare, e fundit për kete sesion.

Ajo u ul në vendin e saj, në krah të karrigeve bosh të kolegëve të opozitës, pak minuta përpara fillimit të votimit për dekretet e Topit per dy ministrat e rinj te kabinetit qeveritar.

Seseri mungonte ne Kuvend qe prej janarit te ketoj viti, ne ndjekje te vendimit te grupit te PS-se per bojkotin e veprimtarise se Kuvendit.

Bojkot, te cilin e thyen se fundi, pas zgjedhjeve vendore te majit  vetem dy deputete socialiste, Andis Harasani dhe kastriot Islami.

© Panorama.al

Te lidhura