Rrethrrotullimi te Dogana,Basha:Lehtësim trafiku

Aug 2, 2012 | 10:22
Lulzim Basha

TIRANE- Permiresim te ndjeshem te shpejtesise se levizjes se automjeteve, lehtesim te trafikut dhe ulje te ndotjes se ajrit, ka premtuar kreu i Bashkise se Tiranes, Luzim Basha gjate inspektimit te punimeve tek rrethrrotulli i doganës.

“Trafiku është një ngërç për qytetarët e Tiranës dhe për këtë arsye u desh një ndërhyrje emergjente për krijimin e korsive shtesë”- tha Basha.

Basha ka theksuar se disiplinimi i makinave dhe këmbësorëve do të jetë pjesë e menaxhimit të trafikut në këtë pjesë të kryeqytetit.

Sipas tij, pas përfundimit të unazës së madhe do të shihet nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje të tjera në rrethrrotullimin e doganës.

 

© Panorama.al

Te lidhura