UPDATE- Gruaja e kreut te bashkise se Kavajes, Griselda Roshi nuk ka qene kurre shtatzene dhe gjithe pretendimet e saj per rrembim e me tej lindje te detyruar e marrje te foshnjes jane vetem simulime, per motive qe ende pritet te sqarohen.
Me kete deklarate ka dale sot Policia e Tiranes pas hetimeve te para te kryera per ngjarjen ne fjale qe shokoi opinionin publik.
Sipas policise, gruaja ka mashtruar familjaret dhe te afermit e saj, pasi ekzaminimet kane treguar se ajo nuk ka qene kurre shtatzene.
Deklarata e plotë e Policisë së Tiranës
Ditën e djeshme rreth orës 10.00 në ambientet e policisë u paraqit shtetasi Sajmir Azem Rroshi 36 vjec, që depozitoi kallëzim se kunata e tij Griselda Zaimi u rrëmbye në Komunën e Parisit. Po ashtu ai gjatë deklarimit të tij citon se Griseldën e kanë marrë forcërisht dhe e kanë detyruar të lindë me dhunë, duke i marrë më pas fëmijën.
Në orën 04.00, kjo ështetase është lënë e lirë nga personat e që e kishin rrëmbyer, nga strukturat e policisë, janë formuar dy grupe hetimore, që punuan paralelisht, në Kavajë dhe i dyti në Tiranë në bashkëpunim me prokurorinë.
Janë identifikuar dhe pyetur personat që e kanë takuar atë nga ku ka rezultuar deklarimi i shoqes J,.T që ka pirë kafe të Qendra Kristal. Ato kanë qenë bashkë deri në orën 19.00. Kjo shtetase ka dalë nga kafja dhe Griselda ka hipur në taxi, duke i thënë të ikte në shtëpi. Ajo ka thënë se Griselda dukej shtatzënë në muajin për të lindur.
Shoferi i taxisë A,C që e ka marrë atë ka thënë që dukej shtatzënë. Rrugës ajo ka ndaluar në farmaci në rrugën Gjin Kuqali dhe pas saj e ka dërguar në hotel “Broduej” ka bërë pagesën e taxisë dhe shoferi është lagruar.
Janë marrë në pyetje punonjësit e hotelit që kanë thënë se:
Griselda është paraqitur vetëm 19.30 ka marrë një dhomë duke bërë pagesën dhe ka hyrë në dhomë, ishte shtatzënë në dukje
A.M punonjës në hotel ka thënë se ajo ka qendruar vetëm në dhomë dhe nuk ka hyrë asnjë person në hotel ose në dhomë
Në orën 01.20 ka dalë dhe ka marrë taxi pasi nuk ndihej mirë, e sipas punonjësve në këtë moment nuk dukej shtatzënë
B.K, shofer taxie që e ka marrë atë në një hotel dhe e ka cuar në kliniken, IKEDA dhe është larguar.
Mjeku, L.G, ka treguar se ajo është paraqitur rreth orës 02.10 me të vjella dhe diarre, për të cilën i është terapia me serum. Kjo shtetase sipas mjekut nuk dukej shtatzënë dhe s’ka pasur ankesa. Ka qëndruar deri rreth orës 03.20 dhe ka ikur me taxi.
Janë dokumentuar të gjitha pamjet filmike të Qendra Kristal dhe cdo ambient biznesi përgjatë rrugës Komuna e Parisit.
Nga ekzaminimi mjeko ligjor dhe gjinekologjik, bërë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, rezulton se ajo nuk ka qenë asnjëherë shtatzënë.
Bien pretendimet e saj mbi rrëmbimin dhe lindjen e detyrueshme e marrjen peng të fëmijës.
Ajo ndodhet në prokurori merret në pyetje. Në bashkëpunim me të po punohet për motivet dhe arsyet e kësaj situate dhe alibie.
Marrja ne pyetje
Pasi ka kryer ekspertimin mjeko-ligjor, qe hedh dyshime mbi shtatzenine e saj, gruaja e kreut te bashkise se Kavajes, Griselda Roshi eshte marre ne pyetje nga grupi hetimor, ne Prokurorine e Krimeve te Renda.
Ajo do i nenshtrohet nje seance pyetjesh per te hedhur drite mbi vertetesine e ngjarjes, qe nga te dhenat me te fundit, me gjasa mund te jete edhe nje inskenim i vete gruas.
Kjo pasi prokuroria hodhi poshte pisten e pretenduar nga 28 vjecarja Roshi per nje rrembim, pengmarrje dhe lindje te dhunshme te femijes se saj, per te cilin nuk ka ende asnje gjurme.
Kryhet ekspertimi: Jo shtatzene
Gruaja e kryebashkiakut te Kavajes, Griselda Roshi per me shume se nje ore i eshte nenshtruar sot ekspertimit mjeko-ligjor ne Institutin e Mjekesise Ligjore. Te dhenat paraprake, flasin se gruaja nuk ka qene shtatzene, sikunder pretendonte ne momentin qe ajo thote se e kane rrembyer dhe detyruar te beje abortin.
Nje staf mjekesh, eksperte te Mjeksise Ligjore dhe gjinekologe te maternitetit ne prani edhe te grupit hetimor kane bere ekzaminimet e nevojshme te gruas.
Makina qe e shoqeron ka lene ambientet e Mjeksise Ligjore ne oren 10.44. Ajo ka hyre ne te paraditen e sotme, rreth ores 09.30, shoqeruar nga forca te shumta policie.
Pas ekzaminimeve te hollesishme do te flasin rezultatet per ate qe do te kqyrin ne trupin e gruas.

Zhvillimet e djeshme
Menjëherë pas publikimit të lajmit për rrëmbimin dhe zhdukjen e fëmijës së sapo lindur të bashkëshortes së kryebashkiakut, Elvis Rroshi, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u nis dje drejt Kavajës, shoqeruar nga bashkeshortja e tij, Linda Rama.
Pas denoncimit të bashkëshortes së Rroshit, dy prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë mbërritur në banesën e tyre ku po hetojnë mbi ngjarjen dhe mbi vërtetësinë e deklarimeve të gruas.
Dëshmia
Deshmi kontradiktore ne rrefimin e Griselda Roshit, vecanerisht pas zbulimit te taksisit qe thuhet se e ka shoqeruar ne klinikes ku i eshte hequr femija. Bazuar në dëshmitë që familjarët kanë dhënë, thuhet se Griselda Rroshi rreth orës 19:15 të së martes ka qenë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Në këtë kohë, Griselda ka pirë një kafe me një mikeshën e saj. Mësohet se ajo kishte mbërritur në kryeqytet pasi për pak ditë priste të linde fëmijën e saj.
Gjatë kohës që ajo ka dashur të marrë një taksi, një fuoristradë me xhama të zinj ka ndaluar përpara saj dhe persona të armatosur e kanë futur me forcë në makinë. Mësohet se aty Griselda është rrahur dhe keqtrajtuar, duke u goditur madje edhe me tytë kallashnikovi. Griselda ka dëshmuar se ka parë disa njerëz mes të cilëve edhe gra.
Pas injektimit të një serumi ajo kujton se ka lindur fëmijën e saj.
Më pas i kanë ndërruar rrobat, mëngjesin e sotëm rreth orës 03:45 ajo është marrë sërish me makinë dhe eshte braktisur rreth 50 metra larg shtëpisë së saj në Kavajë.
© Panorama.al











