“Rr. Elbasanit”, Basha: Pemët do i 10-fishojmë

Jul 18, 2012 | 20:56
Basha gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak

TIRANE- Gjate mbledhjes se Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka dhënë informacion lidhur me zgjerimin e rrugës së Elbasanit.

Basha tha se rruga do të jetë e gjatë 1.7 km, dhe do të lehtësojë trafikun si dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve të Tiranës.

Lidhur me çështjen e prerjes së pemëve, Basha tha se Bashkia garanton çdo qytetarë se numri i pemevë të prera do të 10-fishohet brenda vitit në ambientet e Parkut.

Sa i përket transparencës për projektin, kryebashkiaku tha se ka patur transparencë të plotë dhe se Bashkia është e gatshme të japë çdo lloj informacioni për këtë projekt dhe çdo projekt tjetër.

“Projekti ka kalur në Këshillin Teknik të Bashkisë, i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Sipas ligjit kjo drejtori ka hapur tenderin për ndërtimin e rrugës, bazuar në projektin e miratuar. Projekti ka qëndruar 45 ditë në internet, ku ka patur mundësi të klikojë çdokush, kanë klikuar investitorët, etj.”- tha Basha.

© Panorama.al

Te lidhura