Rozana Radi: Nuk do pozoj kurrë nudo

Feb 4, 2012 | 14:04

Gjatë një interviste dhënë në Kosovë për emisionin ‘’Prive’’ këngëtarja ka deklaruar se nuk do të pozonte kurrë nudo, ndërkohë që rret një vit më parë, kur “Panorama” publikoi fotot e saj nudo, vetë Rozana reagoi duke deklaruar se “tani që më panë të zhveshur, do të filloj të pozoj nudo”. Por, me sa duket, ka ndërruar mendje.
Kompozitori juaj i preferuar?
Adrian Hila.
Kur preferoni të thoni gënjeshtra?
Kur jam në hall.
Frika juaj më e madhe?
Nga avioni.
Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Kur zgjohet Kresha nga krevati.
Kur do martoheni?
Kur ta ketë thënë Zoti.
Me çfarë ju ka bërë për vete Kresha?
Me humor…
Dhurata më e mirë që keni marrë nga ai?
Dashuria.
A do të pozoje nudo ndonjëherë?
Asnjëherë!
Cilat pjesë të trupit sipas teje i ke seksi?
Buzët.
Cila është fjala me të cilën e thërret Kreshën me kënaqësi?
Panda.
Virtyti kryesor?
Kokëfortësia.
Në emër të dashurisë, a je në gjendje të qethësh flokët?
Po.
Çfarë kishe dashur të thonë për ty pas vdekjes?
E shijoi jetën në maksimum.
Cili mashkull të ka refuzuar?
Asnjë.
A ke celulit?
Besoj se pak.
A je xheloze?
Shumë…

© Panorama.al

Te lidhura