ROSKOVEC- Një i moshuar është gjetur pa jetë në një kanal në Roskovec. Ngjarja është raportuar nga policia në mesditë, ndërkohë që viktima është identifikuar si shtetasi Jashar Borici.
Ai është vënë re nga kalimtarët, që kanë njoftuar më pas policinë. Nga kqyrja e parë që i është bërë trupit të viktimës nuk janë vënë re shenja dhunë.
Dyshimet e para janë për një vetembytje, por ende nuk është përcaktuar zyrtarisht shkaku i vdekjes. Trupi është përcjellë në morg, në pritje të autopsisë.
© Panorama.al











