
Kriza ekonomike te Këlni ka bërë që trajneri Holger Stanislavski të detyrohet të zvogëlojë numrin e lojtarëve në ekip. Pjesë e këtij eksodi ka qenë edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi. 21-vjeçari fierak ndihet shumë i zhgënjyer dhe nuk pajtohet me mendimin e Stanislavskit. Ashtu siç bën me dije drejtori sportiv Frank Shefer, tre prej lojtarëve ku bën pjesë edhe Odise Roshi nuk do stërviten me skuadrën, pasi trajneri Stanislavski i ka udhëzuar të stërviten me të rinjtë U-21 të Këlnit dhe ai nuk do jetë aktiv në miqësoren e së shtunës ndaj Herevenit. Por Këlni do ta huazojë Roshin, pasi mesfushori fierak është “i blinduar”. Ai ka një kontratë deri në 2015-n dhe nuk i lejohet të luajë me amatorët U-21 të Këlnit.
Ledian Memushaj- Mesfushori shqiptar, Ledian Memushaj, ka arritur akordin me skuadrën e Leçes. Transferimi nga skuadra e Karpit te Leçe është kryer në mënyrë perfekte. Nuk bëhet ende e ditur se për sa kohë ka nënshkruar dhe sa do jetë paga e tij me skuadrën e Serisë B në Itali.











