Rona përfundon inçizimin e këngës, në Hollywood viziton yllin e Sofia Loren

Feb 20, 2012 | 13:26

Vokali që do na përfaqësojë këtë vit në Eurosong në Baku të Azerbajxhanit, sapo ka mbaruar inçizimet dhe masterizimet e këngës në versionin final. Nga ajo që është shkruar, Rona ka regjistruar këngën e saj në një nga studiot më prestigjioze të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e bashkë me të kanë udhëtuar edhe kompozitorët Florent Boshnjaku dhe Shpëtim Saraçi. Version final i këngës është mbaruar dhe ekipi tashmë përgatitet për promovimin e këngës në disa vende ku kanë marrë ftesën. Në Baku, Rona këngën ‘’Suus’’ do ta këndojë në shqip, kurse pritet të realizohet një performancë e jashtëzakonshme, ndërsa vokali i saj është vlerësuar mjaft nga shumë media në mbarë botën, si dhe nga artistë e kompozitorë të njohur. Udhëtimi i saj drejt Shteteve të Bashkuara ka qenë i pari në jetën e saj, ndërsa me këtë rast në Nju Jork ajo ka realizuar edhe një fotosesion në studion e fotografit të njohur Fadil Berisha, pasi këto imazhe do të përdoren për promovimin e këngës ‘’Suus’’. Në Eurosong është hera e dytë që Shqipëria prezantohet me një baladë, por është hera e parë që vendi përfaqësohet nga një këngëtare e shkëlqyer nga Kosova. Gjatë udhëtimit, këngëtarja e njohur ka pasur rastin që të shohë edhe yjet e artistëve të njohur në Hollywood, ndërsa është ndalur pranë yllit të aktores së njohur, Sofia Loren.                                                          bl. re

© Panorama.al

Te lidhura