Rona, pak relaks në pishina para “Eurosong”

May 13, 2012 | 12:31

Duket se në garën e “Eurosong” që mbahet këtë vit në Azerbajxhan, Rona Nishliu dëshiron të shfaqet sa më e relaksuar dhe në formë. Duke lënë për pak momente mënjanë stresin e konkurrimit, ajo ka preferuar të argëtohet në pishina. Kjo foto është realizuar para se ajo të shfaqet nesër në skenë, për provën e parë në Baku. Pas turit në disa vende pjesëmarrëse në “Eurovision” për promovimin e këngës shqiptare, këngëtarja Rona Nishliu tashmë është në Baku të Azerbajxhanit, ku do të mbahet edhe Festivali Europian 2012. Përfaqësuesja shqiptare Rona Nishliu do të ketë provën e parë këtë të diel, dhe është e pesta në radhë. Rona përfaqeëson shqiptarët me këngën “Suus”, me të cilën u shpall fituese në festivalin e fundvitit në RTSH.

© Panorama.al

Te lidhura