Një prej aktorëve më të dashur dhe më të njohur të spektaklit ‘’Portokalli’’ ka vendosur që këtë vit të kalojë pushimet me familjen e tij, bashkëshorten, djalin dhe vajzën, si dhe me familjen e vëllait të tij në Livadh të Himarës. Një pushim familjar i cili duket se ka kaluar shumë mirë, pasi Romiri i cili gjithmonë është në humor, ua ka plotësuar fëmijëve të gjitha dëshirat e tyre. Dhe kjo pasqyrohet më së miri në fotot e pushimeve, të cilat aktori i njohur i ka vendosur në profilin e tij në facebook. Suksesi i tij në këtë spektakël shihet me prezencën
shtatëvjeçare duke mos u shkëputur asnjëherë e duke sjellë në ekran gjithmonë humor për familjet shqiptare. E tani pas mbarimit të pushimeve, ai u është kthyer obligimeve të tij për të realizuar edhe një sezon të suksesshëm të spektaklit ‘’Portokalli’’ së bashku me kolegët e tij…











