Ambasadori i BE dhe Zvicres: Zgjidhje për romët

Feb 2, 2012 | 13:57

TIRANË- Mbështetje nga ambasadori i BE-së në vendin tonë dhe ambasadorj e Zvicrës për Avokatin e Popullit dhe apel qeverisë për zgjidhje të shpejtë dhe afatgjatë për problemin e familjeve rome, strehuar që prej ditës së djeshme në ambientet e këtij institucioni.

Ambasadori Sekui ka deklaruar pas vizitës tek këto familje se integrimi i ketij komuniteti eshte nje nga 12 prioritetet e KE-se per inegrimin e vendit ne BE.

Sipas tij, 1.5 milionë euro është vlera e fondit të BE për këtë komunitet dhe ka theksuar se BE i jep edhe një rëndësi të madhe përfshirjes dhe integrimit të këtij komuniteti.

“Ndodhem këtu së pari për të dhënë mbështetje për Avokatin e Popullit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes financiare unë kam pasur mundësi të bisedoj me Ministrin Ksera dhe jam i inkurajuar nga fjalët e tij pasi ai më tha se është duke u marrë me këtë cështje në mënyrë urgjente”- tha ai.

Totozani: Sinjale pozitive

Avokati i Popullit Igli Totozani ka deklaruar se ka sinjale pozitive per zgjidhjen e problemit te strehimit per familjet rome, qe prej dites se djeshme kane ngritur cadrat prane ketij institucioni.

Paraditen e sotme familjet rome i vizitoi ambasadorja e Zvicres ne vendin tone, Yvana Enzler, e cila kerkoi nga qeveria angazhim dhe zgjidhje te ketij problemi.

“Qeveria duhet të mbështesë atë që ka nisur Avokati i Popullit dhe të gjendet zgjidhje afatgjate për komunitetin romë” ka theksuar ambasadorja.

Totozani, duke theksuar se kushdo qe beson se gjithe kjo eshte nje show, te vije e te shohe nga afer situaten.

“Shpresoj për një zgjidhje sa më të shpejtë të problemeve të tyre. Kam një infomacion që gjërat kanë nisur të lëvizin, por ende nuk ka asgjë konkrete. Këta njerëz janë këtu dhe këtu do të rrinë derisa të zgjidhet probleme i tyre” – tha ai, duke shtuar se kushdo qe ka nevoje do te gjeje mbeshtetje tek institucioni qe drejton.

 

© Panorama.al

Te lidhura