TIRANË- Familjet rome ngrenë cadra pranë institucionit të Avokatit të Popullit. Ata mbërritën aty pas djegies së strehimeve të tyre dhe në pamundësi për të gjetur vend tjetërkund.
Në orën 10.30, shumë romë, mes të cilëve gra dhe fëmijë, janë mbledhur në oborrin e Avokatit të Popullit.
Ata deklarojnë se nuk kanë gjetur tjetër shpëtim dhe nuk kanë marrë përgjigje as në Ministrinë e Punës, ndërkohë që kanë mbetur jashtë, në të ftohtë, me fëmijë të vegjël, pasi toka ku kishin ngritur strehët e tyre ishte me pronar.
Vetëm dy ditë më parë, Avokati i Popullit, Igli Totozani gjatë takimit me komunitetin rom, të cilët ndodheshin përkohësisht në zonën e Tufinës në kryeqytet u deklaruar në mbështetje të tyre.
© Panorama.al












