Robin van Persi i premtohet Juventusit

Jul 18, 2012 | 15:46

Media angleze, edhe pse e ka shtyrë me vendosmëri drejt Mançester Junajtid dhe Mançester Sitit, dje e gjitha në kor ka theksuar se tashmë Robin van Persi e ka zgjedhur Juventusin. Edhe pse dy klubet e Mançesterit janë më të fuqishme ekonomikisht (secili prej tyre i ofron minimumi 10 milionë euro në vit), sulmuesi holandez, nën presionin e trajnerit Venger për të mos e parë atë me një tjetër fanellë angleze, ka bërë që zgjedhja e Juves të jetë alternativa e vetme për të. Nëse gjithçka përfundon pozitivisht, ai do firmosë për 4 vite, prej 6.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse sezonale, duke u bërë kështu edhe lojtari më i paguar i Juves dhe i Serisë A.

© Panorama.al

Te lidhura