Robert Aliaj rikthehet pas 20 vitesh në muzikë, në klip bën orgji me dy femra

Jun 11, 2011 | 12:56

Gati 25 vite më parë, ai i këndonte dashurisë si ndjenjë e hollë dhe pa frikë, sa të gjithë sot e kujtojnë si këngëtarin snob të këngës “Dashuria”, të debutuar në koncertin “Kur vjen pranvera” të vitit 1987 në RTSH, me muzikë të Gazmend Mullait dhe tekst të Rudolf Markut. Interpretoi dhe të tjera këngë pas kësaj, derisa bëri shkëputjen e madhe nga muzika. Por edhe pse kanë kaluar shumë vite e, nga një djalë atëherë beqar e kapricioz, tashmë e gjejmë si baba modern i një djali dhe një vajze. Ai gjithnjë gjen diçka larg asaj që mund të marrin me mend të tjerët. E për ata që e njohin nga afër, çdo gjë mund të pritet nga Robert Aliaj, këngëtari rebel i viteve ’80-të, që tashmë më së shumti i përkushtohet pikturës dhe kinematografisë. I rikthyer në sytë e publikut shqiptar prej dy vitesh si opinionist tek “Gjeniu i vogël” në Tv Klan, Aliaj edhe pse kishte pohuar se kishte bërë divorc me muzikën, ia beh me një rikthim të papritur. Dhe jo një rikthim dosido. Bëhet fjalë për një klip të ri me titull “Vende me parfum”, vargjet e të cilit i ka shkruar vetë. Kënga me muzikë të kompozitorit Gent Myftaraj, po ashtu produksion muzikor të Myftaraj është një rikthim i tij në muzikë, kësaj here në rrymën “dance club”. Ai është përpjekur  ta ruajë gjithçka sekret deri në publikimin e klipit, por ne kemi arritur të gjejmë foto të nxehta gjatë xhirimeve që janë bërë pak ditë më parë në Maqedoni. Fotot që shihni janë realizuar në backstage, ndërkohë që këngëtari përveç momentit të xhirimeve, bën lojëra seksuale me dy vajzat modele nga Maqedonia. Bëhet fjalë për skena shumë të nxehta, në inskenimin e një klipi erotik, ku presupozohet që ai shkon në shtrat me dy femra në të njëjtën kohë. Dy vajzat jo pa qëllim janë zgjedhur brune, nisur nga fakti se ai gjithmonë i ka konsideruar se janë tipi i tij. Në klipin ku shfaqen dy vajza, që thuhet se janë vetëm 20 vjeçe, ai ka preferuar të jetë vetë protagonisti, si për të përfaqësuar jetën jashtë skemës së artistëve. Nuk ka pranuar të flasë për këtë klip, duke preferuar që ta ruajë suprizë por, sipas burimeve tona, idenë për të trajtuar një fabul ku bëhet orgji, e ka konsideruar si një mesazh kundër situatës politike perverse në Shqipëri. Ai ka dasdashur të sjellë figurën e artistit që guxon të thotë se të merresh me politikë në Shqipëri, është më e pisët se të merresh me prostituta. Klipi që pritet të dalë shumë shpejt në treg do të pasohet me një album muzikor të Robert Aliajt, ku do të ketë shumë këngë të reja.

© Panorama.al

Te lidhura