Rivali i tij nuk ndal golat, trajneri i Fullhemit flet për Brojën: Duhet të presë mundësinë e tij, por është personi i duhur

Feb 22, 2024 | 18:35
SHPËRNDAJE

Armando Broja u transferua në ditën e fundit të merkatos së dimrit në huazim nga Çelsi te Fullhemi. Por deri tani, ai ka luajtur pak minuta në fund të ndeshjeve. Kjo jo vetëm për shkak të përshtatjes me ekipin e ri, por edhe se rivali i tij për një vend në rreshtim, Rodrigo Muniz, po shënon në mënyrë të rregullt.

broja muniz

Ai ka shënuar 4 gola në tre ndeshjet e fundit dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Mançester Junajtid, trajneri Marko Silva ka bërë të qartë se tani për sulmuesin shqiptar do të duhet që të presë mundësinë për t’i zënë vendin brazilianit që është në një formë të shkëlqyer.

“Broja duhet të presë mundësinë e tij. Ne besojmë me të vërtet që ai është personi i duhur këtu. Ai erdhi në ditën e fundit të merkatos para ndeshjes me Bërnlin dhe ka luajtur 20 minuta. Por Rodrigo shënoi dhe më pas në ndeshjen e mëvonshme, realizoi dy gola të tjerë.

Për fatin e tij të keq, javën e kaluar ai nuk ishte mirë me shëndet dhe humbi ndeshjen. Por tani është në dispozicion dhe unë do të vendos cila do të jetë zgjidhja më e mirë për të nisur ndeshjen.

Ai po punon shumë, në një klub të ndryshëm, me një stil të ndryshëm loje dhe i duhet kohë që të përshtatet e të kuptojë gjërat. Duhet kohë, por ne mund t’i shohim cilësitë e tij”, pranoi trajneri duke bërë të qartë se ka besim te aftësitë e Brojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura