Rita Ora, në mesin e 100 femrave më të bukura në botë

May 6, 2012 | 13:04

Është publikuar një listë e gjatë prej 100 femrash në mbarë botën si më të bukura, ku këtë vit vend zë edhe bukuroshja kosovare e cila po çmend botën, këngëtarja e re Rita Ora. Krahas Kim Kardashian, Rihanna, Jennifer Lopez, Beyonce dhe shumë aktore, këngëtare e femra të ekranit nga mbarë bota, listës i bashkëngjitet edhe shqiptarja Ora, e cila kohëve të fundit me publikimin e disa projekteve muzikore, ka lënë mbrapa shumë këngëtare të njohura ndonëse është ende 21 vjeç.

© Panorama.al

Te lidhura