Ato janë mikesha të mira, ndaj dhe mund t’i lejojnë njëra-tjetrës shakatë e ngacmimet. Këngëtarja Albëri Hadërgjonaj dhe aktrorja Rita Lati kanë shkëmbyer batuta të këndshme, ndërsa kanë qenë të ftuara në programin “Dita ime” në “Vizion Plus”. Dy artistet ishin ftuar të diskutonin për linjat dhe veshjet e preferuara, duke rrëfyer për shijet e tyre dhe se si e mbanin trupin në formë. Në një moment, Rita me tipin e saj plot humor bënte shaka duke iu lutur Zotit që të shëndoshte Albërien. Më pas kanë vazhduar me biseda plot alegri, pasi të dyja shquhen për natyrën plot humor. Ndërkohë që Albëria ka pohuar se në të vërtetë ndihet vërtet shumë mirë me linjat e saj dhe se nuk stresohet aspak kur bën shopping, pasi çdo veshje që vendos të blejë i qëndron fiks pas trupit. Por, përveç veshjeve në jetën e përditshme, ajo shfaqet së fundi gjithmonë e me më shumë klas në klipet e saj. Në klipin e ri “Music”, ajo u shfaq e sofistikuar me portret e trup perfekt në stilin pop-dance. Për këtë këngë kishte bashkëpunuar me Stine, ndërsa për klipin, me një produksion nga Tirana. Me këtë titull këngëtarja kërkoi të paraqiste qëndrueshmërinë e saj me industrinë muzikore shqiptare, pasi ka vite që ajo shfaqet në ekran edhe më e rinuar, edhe pse tashmë ka dy vajza të cilat i bëjnë konkurrencë qoftë nga pamja, por edhe në muzikë. Albëria vazhdon të gëzojë një formë fizike për t’u admiruar, duke dalë kësaj here me ‘look’ të ri, që reflekton femrën moderne drejt kërkesës kryesore të saj, të bëjë muzikë që pëlqehet nga masa. Gjithashtu ajo pohoi se “nuk më pëlqen kur më konsiderojnë të vjetër, ndërkohë që unë jam vetëm 36 vjeçe.











