Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani bëri me dije se brenda muajit gusht mund të kemi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 8 majit në Shqipëri.
Gjatë një prononcimi për mediat, Ristani tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të përfshijnë edhe përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ-së, por sipas tij, për ketë duhet vullnet politik mes palëve.
Duke folur për reformën zgjedhore, kreu iKQZ-së tha se përzgjedhja e anëtarëve të KQZ-së duhet të parashikohet në kod, duke theksuar se procedurat për përzgjedhjen e tyre mund të nisin 6 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.











