
Miniera e Bulqizës është drejt degradimit total dhe se jeta e minatorëve grevistë është serizozisht e rrezikuar.
Kështu u shpreh një nga përfaqësuesit e Repartit të Inspektim-Shpëtim Minierave, i cili prezantoi raportin e RISHM pas inspektimit te bërë disa ditë më parë të galerive të minierës së Bulqizës.
Ai i bëri thirrje forcave te policise të ndërhyjnë për të evakuuar minatorët nga galeria.
Sipas tij, në nivelin 15-16 kanë filluar shembjet, ndërsa miniera si rezultat i ndëprerjes së punës ka pësuar dëme të mëdha.
Përfaqësuesi i RISHM, sqaroi gjithashtu se padia penale në ngarkim të drejtuesve të grevës së urisë, e depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është refuzuar nga kjo e fundit. Për pasojë, RISHM ka depozituar padinë penale në Prikurorinë e Qarkut Dibër, Peshkopi.
RISHM thekson se pas përfundimit të grevës së minatorëve, miniera do të merret në dorë nga specialistët e ministrisë dhe ACR-së, ku do të verifikohen dhe do të bëhen rregullimet deri në kthimin e saj në kushte normale dhe të sigurta për punë.
© Panorama.al











