TIRANE- Zgjerohet lista e rimbursimit te barnave.
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjate mbledhjes se sotme te qeverise se lista e barnave te rimbursueshme qe miratohet sot arrin ne 420 medikamente.
Sipas tij, qeveria do të miratojë një fond për rimburësimin e barnave, qe kete here ka arritur ne nje numer rekord, ne te mire te perkujdesjes se shendetit te shqiptareve.
Duke e quajtur shendetesine prioritetet te qeverise qe drejton dhe duke perseritur domosdoshmerine e vazhdimit te suksesshem te reformes ne kete sektor, Berisha theksoi se fondi për rimburësim e barnave nga 3.8 miliard lekë që është sot do të shkojë në 7.4 miliard lekë.
“Lista e re e barnave zgjeron gamën e sëmundjeve dhe medikamenteve që përfshihen në rimburësimin” tha ai, duke shtuar se me kete ritem do hidhen themele te shendosha drejt nje sistemi shëndetësor eficent.
© Panorama.al











