“Rilindja në terren duke shpërndarë para në këmbim të votës”- Xhelal Mziu publikon videon dhe akuzon socialistët një ditë para zgjedhjeve!

May 10, 2025 | 16:20

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka publikuar në Facebook një postim,  përmes të cilit akuzon socialistët për blerje të votave, vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 Majit.

Screenshot_6

Mziu ka publikuar gjithashtu disa video ku shihen një grup personash teksa konfliktohen me njëri-tjetrin.

Sipas demokratit socialistët kanë dalë sot në terren në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër, ku shpërndajnë para në këmbim të votave.

Mziu shkruan se Ndriçim Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, ka shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër.

Gjithahstu demokrati pretendon se dy qytetarë që po i ndiqnin, janë dhunuar nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes.

Postimi i plotë

Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpernda para në këmbim të votës!

#Ndricim_Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, duke shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër!

Janë dhunuar dy qytetarë që po i ndiqnin, nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes së krimit.

Kjo është skenë krimi.
Ky është krim elektoral.
Ky është krim zgjedhor.
Kjo është skemë e organizuar me regji e krimit zgjedhor në qarkun Dibër!

Policia e shtetit, sistemi i drejtësisë, #SPAK duhet të reagojnë, nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve.

Qytetarët më 11 maj do të votojnë të lrë dhe me zemër, i ftoj për pjesmarrje masive.

© Panorama.al

Te lidhura