Ish-bashkëshorti i Tunës, martohet me modelen Besa Haxhaj

Jul 8, 2012 | 9:58

Kemi treguar se ish-bashkëshorti i Tuna Sejdiut tashmë ka ndryshuar mendje dhe do të martohet për së dyti. Pasi martesa e parë me këngëtaren e njohur dështoi, ai për një kohë shumë të shkurtër ishte dashuruar përsëri me një bukuroshe po ashtu bionde dhe shumë seksi, e cila kohë pas kohe punon edhe si modele, Besa Haxhaj. Çifti ka vendosur të martohet pikërisht më 8 korrik (e diel),
por duke mos dashur të zbulojnë më shumë detaje rreth ceremonisë martesore të tyre. Edhe pse insistuam të mësojmë më shumë, ata na treguan vetëm datën e martesës, duke thënë se sapo janë kthyer nga Nju Jorku, ku kishin bërë disa ditë shopping. Ndërsa ne u urojmë jetë të lumtur në këtë martesë…

© Panorama.al

Te lidhura