Rilind Reka, ish-bashkëshorti i Tunës ndryshon mendje, do martohet për herë të dytë 

May 13, 2012 | 12:39

Ka ndryshuar mendje rreth martesës dhe, si duket, për herë të dytë do të bëjë një ceremoni martesore, por këtë herë jo të shtrenjtë e me shumë të ftuar si herën e parë. Rilind Reka, ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur Tuna Sejdiu, do të kurorëzojë dashurinë e tij me bukuroshen Besa Haxhaj, çuditërisht menjëherë pas deklaratës së tij se nuk ka ndonjë lidhje serioze dhe se sikur të kishte qenë për lidhje do të mbante martesën. Por siç duket, vajza që ka në krah ia ka marrë mendjen djaloshit të pashëm, ndërkohë që çifti për momentin po shijojnë ditë pushimi në Itali. Lajmin rreth martesës e ka bërë të ditur Besa Haxhaj përmes një statusi në facebook, duke treguar se së shpejti do të jetë zonja Reka. Fati është në anën e Besës, pasi familja e Rilindit është shumë e respektuar dhe intelektuale në Maqedoni, gjyshi i tij ka qenë profesor universiteti, i ati ka ushtruar  postin e ambasadorit në Bashkimin Europian, ndërsa për momentin është një nga lobuesit e pavarësisë së Kosovës.

© Panorama.al

Te lidhura