Zheron Boateng ka kryer seancat e para stërvitore ditën e djeshme në kampin e Bajernit dhe asgjë nuk është e rastësishme. Bordi dhe stafi i trajnerëve do të analizojnë rendimentin e 35-vjeçarit dhe nëse bind do të firmosin më të deri në merkaton e dimrit.
Mungesa e alternativave në prapavijë, shto dëmtimet, duket se e kanë bërë jetike përforcimin në këtë fazë, aq më tepër kur merkatoja është e mbyllur.
Gazetari Fabricio Romano e ka bërë fakt të kryer se brenda 24-orësh Boateng do të jetë zyrtarisht lojtari i ri i Bajernit.
Ndërkohë kanë shkaktuar jo pak trazira reagimet kundërshtuese te tifozët bavarezë në rrjete sociale, duke e konsideruar mbrojtësin jo të denjë, marrë në konsideratë moshën dhe çështjet gjyqësore.