BULQIZË-Greva e urise se minatoreve te Bulqizes ka hyre sot ne diten e 23-te.
Nderkohe qe grevistet shprehen te vendosur per te vazhduar ngujimin deri ne plotesimin e kerkesave, mesohet se në mbështetje të tyre kanë mbërritur në Bulqizës edhe 50 minatorë të tjerë nga Puka dhe Mirdita, qe u jane bashkuar familjareve qe protestojne jashte.
Nje dite me pare, dhjetë minatorë grevistë dolen me urgjencë nga greva për shkak të gjendjes së tyre të rëndë shëndetësore, ndërsa janë zëvendësuar menjëherë më 10 të tjerë.
Katër prej grevistëvë që dje bënin ditën e 22-të në grevë nuk kanë pranuar të lënë nivelin 14 të grevës së urisë.
Mësohet se 10 minatorët të cilët kanë lënë grevën natën e mbrëmshme janë transportuar menjëherë për në Tiranë në një klinikë private ku po marrin edhe mjekimet e nevojshme. Probleme të mëdha janë shfaqur me shikimin e tyre.
Greva e minatorëve ka hyrë sot në ditën e 23-të, ndërsa ende nuk është arritur një marrëveshje mes tyre dhe kompanisë ACR.
Te dielen kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolli i bëri thirrje ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu që si një mik i shqiptarëve të vinte në Bulqizë dhe të shihte gjendjen e minatorëve.
***
Minatoret kërkojne rritje page në masën 20%- 40%, përmirësim të kushteve të punës, uljen e moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR.
© Panorama.al











