Rikthehet kampionati, Tirana kërkon tri pikë sot ndaj Teutës

Sep 14, 2012 | 13:47

Nuk e diskuton në mënyrë absolute humbjen, edhe nëse ndodh një gjë e tillë, nuk do të ishte fundi i botës, pasi gara vazhdon. Alban Tafaji, gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, flet me nota optimiste për përballjen e radhës, atë që do ta vendosë përballë Teutës sot, në orën 19:00, në “Niko Dovana”. Trajneri kërkon vetëm që Tirana të fitojë sot dhe të shpërblejë në një farë mënyre punën dyjavore që ka zhvilluar në krye të skuadrës, pas largimit të Hulian Rubios. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, por jo e pamundur. Për një ekip si Tirana, me 24 tituj mbi shpinë, s’mund të ketë ndalesa. Mendoj se jemi gati për të marrë një tjetër fitore. Kam disa dilema në ekip, sepse është shtuar konkurrenca, e sidomos në mesfushë. Kjo më bën të jem i dyzuar për 11-shen që do të hedh në fushë. Mendoj se deri në orën 3:00 do e kem ndarë mendjen”, ka thënë trajneri i Tiranës, Alban Tafaji. Më pas ai ka pohuar se është në mëdyshje edhe për sulmin.  “Kemi Çotën e Morinën, i pari ka vlera dhe në këtë rast e njeh mirë edhe kundërshtarin. Ndërsa Morina na ka ndihmuar shumë në ndeshjen e fundit, duke shënuar një dopietë, po kalon një periudhë të mirë. Megjithatë, më duhet të zgjedh vetëm njërin”, ka thënë ai, duke lënë të kuptohet se do luhet me një sulmues.

Java e 3-të
14-17 shtator
Sot

Teuta-Tirana    19:00

Nesër
Apolonia-Kukësi    14:00
Bylisi-Skënderbeu
(luhet në Vlorë)    14:00
Të dielën
Tomori-Flamurtari    14:00
Shkumbini-Besa    14:00
Vllaznia-Luftëtari    17:00

Të hënën
Laçi-Kastrioti
(luhet në Kavajë)    14:00

© Panorama.al

Te lidhura